Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I merret licenca restorantit ku festoi ditëlindjen Rita Ora

nga Revista Kosovarja

Festa e ditëlindjes së Rita Orës ka shkaktuar polemika të shumta të cilat po vazhdojnë edhe këtë fillimvit.

Mbi artikull

Këngëtarja kosovare organizoi një festë të madhe me shumë njerëz, duke thyer rregullat e shtetit britanik ndaj pandemisë.

Përveçse Ora u kritikua nga adhuruesit e saj, ajo kërkoi falje publikisht për këtë, duke e kuptuar gabimin e saj dhe organizatorëve të ditëlindjes.

Por si duket, kjo çështje nuk paska përfunduar me një kërkimfalje, pasi policia britanike ka hapur rast ndaj restorantit “Cas Cruz”, aty ku u organizua festa në nëntor të vitit të kaluar. Sipas rekomandimeve, polica ka nisur procedurë për t’ia marrë licencën e punës restorantit në fjalë, ka shkruar të premten revista “Buzz”.

Moneytizer Paragrafi 4

Masat anti-Covid në Britani të Madhe janë rritur, duke kufizuar lëvizjet dhe qarkullimin e lokaleve dhe çdo institucion ku krijohen turma të shumta njerëzish.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]