fbpx

I mituri kërcënon bashkëmoshatarin me thikë për para – ndalohet nga Policia

nga Revista Kosovarja

Jo rrallëherë ndodhin raste të mosmarrëveshjeve që përfundojnë në përleshje fizike në rrugë në vendin tonë. Një ngjarje e tillë ka ndodhur dje në 2025 në fshatin Miradi e Ulët të Fushë Kosovës, ku një i mitur dyshohet se ka kërcënuar një bashkëmoshatar me thikë për t’i marrë para.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rreth orës 17:20, në Stacionin Policor të Fushë Kosovës është paraqitur një burrë, i cili ka raportuar se djali i tij, rreth 15-vjeçar, është kanosur nga një i mitur tjetër, po ashtu rreth 15-vjeç, me inicialet T.B.

I dyshuari T.B. fillimisht i ka kërkuar viktimës 2 euro nën kërcënimin e një thike, ndërsa më herët ia kishte marrë edhe 10 euro.

Menjëherë pas raportimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, duke intervistuar të dyshuarin në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës.

Në konsultim me prokurorin kujdestar për të mitur, është urdhëruar inicimi i rastit për veprën penale “Detyrimi”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]