fbpx

‘’I more femrat me radhë’’, Atdheu habit konkurrentin: Ja kur kam humbur virgjërinë!

nga Revista Kosovarja

Në ekranin e Top Channel po vazhdojnë të shfaqen audicionet e realizuara në qytete të ndryshme të Shqipërisë për edicionin e tretë të ‘’Për’puthen’’.

Njëri nga djemt që ra në sy ishte Mateo, i cili ka deklaruar se është i virgjër.

‘’Kam ardhur këtu për të thënë, për të bërë lajm që jam i virgjër. Jam 20 vjeç jam i virgjër. Kjo është e vërteta ime’’, u shpreh Mateo.

Ndërkohë autorja Olsa Muhameti thekson se të jesh i virgjër në moshën e tij (20 vjeç) është mëse normale.

“Po pse mendon se të qenurit i virgjër përbën lajm në moshën 20-vjeçare? Je akoma shumë i ri dhe të jesh i virgjër është mëse normale, nuk ke gjetur akoma vajzën ndoshta”, thotë ajo.

“Në ditët e sotme të jesh i virgjër është pak e vështirë”, vazhdon aplikanti duke marrë shembullin e Atdheut, i cili sipas tij i bëri të gjitha vajzat për vete sepse ka eksperienca.

Më pas ka ndërhyrë edhe Atdheu, i cili teksa ka zbuluar moshën kur ka humbur virgjërinë ka theksuar gjithashtu se është mëse normale.

“Është mëse normale unë 22 vjeç e kam filluar”, tha ish-konkurrenti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]