Një shtetas i Serbisë është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një sprej një mjet piroteknik dhe një emblemë me mbishkrimin rus.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit i refuzohet hyrja në Kosovë dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.
“Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një sprej një mjet piroteknik dhe një emblemë me mbishkrimin rus. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i refuzohet hyrja ne RKS dhe personi lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.