Kompania ‘Cima Construction’ që nga fillimi ka synuar që të jetë lider në fushën e projektimit dhe ndërtimit duke u nisur nga serioziteti në punë, cilësia në ndërtim, dhe krijimi i kushteve shumë të favorshme për klientët.
Sot Kompania ‘Cima Construction’ është e njohur gjithandej me ndërtimet në të gjithë Kosovën, por edhe jashtë saj.
Ju kujtojmë , Kompania ofron një kualitet të lartë për klientët , të cilët janë mirënjohës dhe falënderues edhe për korrektësinë dhe bashkëpunimin.
Vlen të përmendim , se për të gjitha këto arritje të suksesshme, padyshim është edhe Arsim Kabashi, ndër udhëheqësit e Kompanisë ‘Cima Construction’ njëri nga pronarët të kësaj kompanie, që me meritë edhe ka fituar epitetin – Lider i tregut kosovar dhe jo vetëm.
Ju kujtojmë, se Arsim Kabashi është edhe President i FC ‘Ballkani‘ , klub ky i njohur për sukseset e arritura në fushën e futbollit.
Arsimi sot e ka një ditë të veçantë, e feston ditëlindjen, me ç’rast po merr urime jo vetëm nga klientët e shumtë por edhe nga personalitete të njohura, bashkëpunëtorë e miq të shumtë gjithandej.
Urime edhe nga stafi i ‘Kosovares’, po aq edhe për bashkëpunimin shumëvjeçar në fushën e marketingut në mediumin tonë.
37