Kida është këngëtarja e shumë këngëve që kanë fituar epitetin e hitit.
E dëgjuar, e klikuar dhe padyshim shumë e dashur nga publiku, Kida ia ka dalë të jetë në Top 5-shen e këngëtare e më IN.
Nuk janë të rralla rastet kur këngëtarja është folur e përfolur edhe për pamjen e saj të jashtme, stilin, por edhe ndërhyrjet e mundshme, shkruan “Kosovarja”.
Thuhet se as këngëtarja nuk i ka shpëtuar korrektimit të pamjes, ani pse ajo kurrë nuk e ka pranuar apo folur një gjë të tillë në publik.
Buzët e Kides duken më mishtore se kurrë me parë. Janë mbushur me filler, apo është efekti i grimit?