fbpx

I përkeqësohet gjendja shëndetësore, vdes në QKUK prishtinasi

nga Revista Kosovarja

Një person dje ka ndërruar jetë në komunën e Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, atij i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe në QKUK ka ndërruar jetë.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Prishtinë 16.03.2021-01:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ishte dërguar nga familjarët e tij në QKUK, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]