fbpx

“I qëndroni gatitu Radoiçiqit dhe luftoni Republikën e Kosovës” – Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe, u kërkon të largohen nga Kuvendi

nga Revista Kosovarja

​Pasi deputetët e Listës Serbe kanë ardhur sot që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, kryeparlamentari, Glauk Konjufca i revoltuar ndërpreu seancën.

Konjufca iu drejtua deputetëve të Listës duke iu thënë që të kenë turp që kanë ardhur sot në seancë pasi siç tha ai “E luftoni Republikën e Kosovës e sot vini këtu që të merrni pjesë në seancë, turp të keni”.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vinë e provokojnë në këtë mënyrë. E patoleroueshme në Kuvend kjo sjellje një herë 6 muaj me ardh me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq. E keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me u liru këtë sallë”, ka thënë Konjufca.

Ndërkaq, edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë bllokuar pjesëmarrjen e deputetëve të Listës serbe në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e LVV-së i janë drejtuar Listës Serbe duke iu thënë se udhëheqësit tuaj janë kriminel dhe se kanë ardhur që të marrin pjesë vetëm për t’i siguruar mëditjet.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]