fbpx

I quajti ‘katundarë ’ personat që u rrahën në koncertin e tij, Butrint Imeri kërkon falje: Une vet jom katunar super krenar…

nga Revista Kosovarja

Në një mbrëmje muzikore të këngëtarit, Butrint Imeri teksa ai po performonte hitet e tij, disa persona në publik kanë filluar të përleshen fizikisht.

Kjo ka bërë që edhe vetë Butrinti fillimisht të pauzonte këngën dhe të kërkonte nga publiku që të mos i shikojnë ata por të vazhdojnë të argëtohen.

“Mos i këqyrni katundarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”, dëgjohet të thotë Butrinti në një video që u bë virale në TikTok.

Por, për gjithë këtë, këngëtari së fundmi ka bërë një reagim përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit.

Imeri tha se i vjen keq që ka përdorur termin ‘katundar’ dhe u ka kërkuar falje personave që janë ndjerë të ofenduar nga kjo shprehje.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]