fbpx

I riu eskalon, ia thyen hundën, pesë dhëmbë dhe i shkakton lëndime një personi

nga Revista Kosovarja

Një debat verbal mes dy qytetarëve në Gjilan ka përfunduar në një konflikt fizik, ku si pasojë njëri nga personat e përfshirë në rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sinjali mëson se gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje që i dyshuari dhe viktima kishin mes vete, që eskaloi në grushte e shqelma.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari B.I., ka sulmuar aq keq viktimën sa ia ka thyer hundën, pesë dhëmbë dhe i ka shkaktuar lëndime edhe pas veshit.
Për shkak të goditjeve të forta që ia ka shkaktuar i dyshuari, Sinjali mëson se viktima i është nënshtruar një operacioni kirurgjik.

Lidhur me këtë rast janë ndërmarrë veprime hetimore, me ç’rast ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti dhe është urdhëruar masa e ndalimit prej 48 orësh nga prokurorja e shtetit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]