fbpx

I riu kosovar tenton të hidhet nga ura, e shpëton Policia

nga Revista Kosovarja

Sot, më, 16.05.2020, rreth orës 12:50, një njësi patrulluese e autostradës, derisa ishte në patrullim rutinë në pjesën e autostradës Trudë-Mazgit, pikërisht në urën e autostradës në fshatin Bardhosh, kanë vërejtur një të ri që ishte duke tentuar të hidhet nga ura.

Zyrtarët policorë: rreshteri B.B., dhe zyrtari policor Sh.D., menjëherë kanë filluar intervenimin. Në vend-ngjarje, pos të riut që ishte në tentativë që të hidhej, në shoqëri me të ishin edhe dy të mitur që e mbanin me forcë personin që të mos hidhej.

Policët duke përdorur metoda të komunikimit nga distanca dhe duke iu afruar me kujdes personit në fjalë, arrijnë të
kalojnë pengesat e autostradës, ta mbajnë me komunikim derisa i afrohen dhe e marrin nën kontroll.

Njësiti i autostradës ka ftuar policët e rendit nga Stacioni Policor ‘Veriu” Prishtinë që të vijnë në vend-ngjarje dhe të vazhdojnë ta trajtojnë rastin. Aty, më pas vije dhe babai i personit që kishte tentuar të hidhej nga ura. I riu më pas është shoqëruar për në Qendrën Psikiatrike të QKUK-së dhe po ashtu policia ka njoftuar edhe Qendrën për Punë Sociale. Rasti është në
trajtim nga institucionet përkatëse.

Policia, apelon të gjithë ata që kanë informata apo janë dëshmitarë të rasteve të tilla të thërrasin në numrin 192, në mënyrë që parandalohen raste të tilla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]