fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

I skadoi kontrata me RTK-në, seriali “Çka ka Shpija” pas 8 sezoneve përfundon së transmetuari në televizionin publik

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Showbiz
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Pas tetë sezonesh transmetimi në RTK, javë më parë, ka përfunduar kontrata vjetore e televizionit publik me prodhuesit e serialit “Çka ka Shpija”. Kësaj here, gjasat që marrëveshja me RTK-në të rinovohet edhe me tutje, siç ka ndodhur nga viti 2014 kur ka nisur sitcom-i, duken se janë shumë pak.

I vënë shumë shpesh në fokus për mungesën e elementeve artistike dhe humorin banal, deri në promovim e dhunës ndaj grave dhe në familje në përgjithësi, “Çka ka Shpija” është serial vendor i cili që nga viti 2014, për 8 sezone radhazi u transmetua në televizionin publik, RTK1.

Përkundër përmbajtjes që shpesh herë është etiketuar si degjeneruese, sitcom-i me aktorët Naser Rafuna, Gresa Pallaska, Dardan Gashi, Teuta Krasniqi, etj., në kastin e tij, arriti të mbledhë audiencë masive në transmetimet e tij në “prime time” të RTK-së e miliona klikime tjera në platformën “Youtube”.

8 vite pas, transmetimi i këtij seriali vendor në televizionin publik, që shpesh herë në përmbajtje ka shfaqur edhe elemente të propagandës politike, duket se i ka ardhur fundi.

Marrëveshja vjetore e prodhueseve të serialit me televizionin publik, që për 8 vite ka paguar shuma të majme për këtë sitcom, ka përfunduar në fund të vitit që lamë pas.

E gjasat që ajo të vazhdohet, duken të vogla, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Ndonëse, për momentin transmetimi i “Çka ka Shpija” në RTK konsiderohet zyrtarisht vetëm i pezulluar, pasi bordi i ri i televizionit publik nuk e ka aprovuar buxhetin e propozuar nga menaxhmenti aktual i RTK-së.

Episodi i fundit i këtij seriali në RTK është transmetuar gjatë netëve festive të vitit të ri, dhe përkundër se me të hyrë në vitin 2022 serialit i ka përfunduar kontrata me RTK-në, në kanalin e RTK-së në Youtube, në fillim të këtij viti, më 8 janar, është lëshuar një promo paralajmëruese e episodit të ri.

E, se pse është paralajmëruar episod i ri i serialit, pa kontratë të rinovuar me RTK-në, dhe nëse seriali ka vazhduar të transmetohet edhe më tutje në RTK pas skadimit të marrëveshjes me prodhuesin, Gazeta Online Reporteri.net që një javë është duke provuar të marrë përgjigje nga menaxhmenti aktual i televizionit publik, por, pa ndonjë rezultat.

Ngadhënjim Kastrati, Drejtor i Përgjithshëm në RTK, refuzoi të flasë me gazetën, e arsyetuar se ndodhet në pushim mjekësor dhe duke rekomanduar që për çështjen e kontratës me “Çka ka shpija” të kontaktohet drejtori i RTK1, Festim Kabashi.

Ky i fundit, i kontaktuar disa here me anë të thirrjeve dhe mesazheve nga Gazeta Online Reporteri.net, nuk e ka parë të arsyeshme që në asnjë rast të përgjigjet dhe të jap sqarime nëse do të vazhdohet apo është vazhduar kontrata e RTK-së për “Çka ka shpija”.

I kontaktuar nga Gazeta Online Reporteri.net, autori i serialit dhe njëherit personazhi kryesor i “Çka ka shpija”, Naser Rafuna, ka konfirmuar përfundimin e kontratës me RTK-në.

Por, sipas tij, kjo ndodhë çdo vit dhe ai pret që t’i vazhdohet sikur ka ndodhur për 8 sezone rresht.

Rafuna, që në serial paraqitet në rolin e Xhekut, një personazh bullizues, gjithashtu tha se RTK deri tani ka qenë korrekte me gjithçka që kishte të bënte rreth serialit “Ça ka shpija”.

“Kontrata zakonisht përfundon në fund të vitit dhe e vazhdojnë, kështu ndodh gjithmonë, nuk di nëse do ketë ndodhur diçka për mos me u vazhdu. RTK është treguar korrekte me ne”, tha Naser Rafuna javën që shkoi për Gazetën Online Reporteri.net.

Fatin e “Çka ka shpija” me RTK-në do ta kenë edhe një pjesë e konsiderueshme e prodhimeve të jashtme që deri në fund të vitit të shkuar janë servuar për publikun nga televizioni publik i Kosovës, e që shpesh herë kanë qenë në fokus të kritikave për shkak të përmbajtjes së tyre degjeneruese dhe minimumin e profesionalizmit dhe realizimit.


Etiketa: Çka ka shpija

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Shaqir Cërvadiku: Më ka marrë malli t’ i shoh sytë …

10 minuta më parë
Showbiz

Martohet Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, kurorëzohen në Santa Barbara

42 minuta më parë
Showbiz

Ukraina nxjerr në ankand kupën e Eurovision, të ardhurat në ndihmë të ushtrisë

57 minuta më parë
Showbiz

Publikohet lista me fituesit në ‘Billboard Music Awards 2022’

1 orë më parë
Showbiz

Lidhja e re e Robert Berishës “kris” raportin me Nora Istrefin, ish çifti merr vendimin e papritur

1 orë më parë
Showbiz

Gjiko dhe Majk zbulojnë datën e publikimit të duetit, sjellin një pjesë të klipit

12 orë më parë
Postimi tjetër

Përse Beniada e "Big Brother VIP"prezantohet me dy mbiemra?

Jo vetëm e preferuara në program, dy ish-konkurrentë të “Për’puthen” ngacmojnë Efin

Kush po e shoqëron Kidën në Dubai?

TË FUNDIT

Shaqir Cërvadiku: Më ka marrë malli t’ i shoh sytë …

10 minuta më parë

U bënë plot 11 vite që bashkëshortja e këngëtarit Shaqir Cërrvadiku ka ndërruar jetë. Cërrvadiku në mëngjesin e ditës së...

Martohet Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, kurorëzohen në Santa Barbara

42 minuta më parë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar ligjërisht në gjykatën në qendër të qytetit në Santa Barbara, Kaliforni, vetëm një...

Stresi thuajse shkaktari kryesor që nuk ju lejon të keni barkun që ëndërroni

57 minuta më parë

Stresi dhe barku? Si mund të lidhet stresi që ndjeni me dhjamin e barkut? Dhe akoma! Christina Mavridou, mësuese e...

Ukraina nxjerr në ankand kupën e Eurovision, të ardhurat në ndihmë të ushtrisë

57 minuta më parë

Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovision-in, do të nxjerrë në ankand kupën e vendit të parë. Grupi do t’i...

Publikohet lista me fituesit në ‘Billboard Music Awards 2022’

1 orë më parë

Të dielën është shpallur lista e fituesve në ‘Billboard Music Awards’. Ngjarja u zhvillua në MGM Grand Garden Arena në...

Lidhja e re e Robert Berishës “kris” raportin me Nora Istrefin, ish çifti merr vendimin e papritur

1 orë më parë

Vetëm pak ditë pasi Robert Berisha konfirmoi se është në një lidhje, është vënë re një lëvizje nga ana e...

MË TË LEXUARAT

iPhone 14 vjen në muajin shtator, ndryshime “drastike” në dizajn?

Beniada shfaqet provokative, pozon me këmbët e hapura

Xhakarta e “O sa mirë” tregon linjat përfekte në bikine nga pushimet derisa është bërë ‘çokollatë’

Psikologjia që fshihet pas xhelozisë

Albina Kelmendi ngjitet në bjeshkë dhe qet fli me saç

“Totorina” nga vëllezërit Mozzik dhe Getinjo, sjell me vete edhe një surprizë

Xhensila shtatzënë për herë të dytë

Kë ka pëlqyer Mevlani më së shumti në ‘Përputhen’? Përgjigjia e tij lë pa fjalë studion

6 mënyra si të vendosni një maramë në flokë

Disa arsye pse mund të jeni të pakënaqur me jetën tuaj

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint