fbpx

“Ia morën organet dhe e qepën prapë”- flet i mbijetuari i Masakrës së Mejës

nga Revista Kosovarja

I mbijetuari i Masakrës së Mejës, Gjokë Sokoli, duke përkujtuar tmerrin që ka përjetuar atë ditë, ka rrëfyer edhe detaje tejet rrëqethëse që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë, shkruan Gazeta10.

Sokoli ka thënë se ai ka shumë fotografi si dëshmi se si serbët, kanë prerë njerëz ua kanë marrë organet dhe i kanë qepur prapë.

“Unë i kam dëshmitë e gjalla që kanë bërë krime, e kanë marrë organe serbët. Përkundrazi ne kemi rënë viktimë e ata na akuzojnë se kemi bërë trafikim të organeve. Unë i kam fotot se si e kanë pre ja kanë marrë organet e masandej e kanë kep. Disa foto i kom si dokumentar ku shihet qartë se ja kanë marrë organet. Unë i kom kritiku edhe kur kanë pas gazetarët serb debat për Kosovën se ju keni kryer trafikim të organeve, kam edhe dëshmi fotot e jo ne.”, tha ai në “INFO10”.

Tutje, Sokoli ka pasur një porosi edhe për liderët e Kosovës, se si të shfrytëzojnë këto dëshmi.

“Një pjesë e serbëve janë pajtuar. Se edhe ata janë opozitë e një pjesë janë pajtuar. Na s’kemi punuar sa duhet. Këta kriminela, vrastarë shëtitën anena knena, mbledhni more emrat mbiemrat e formoni një ekip, mos mundesh vetë me bë jepjau ndërkombëtarëve. Publikoj emrat e tynve në Evropë, botë, mos t’na kthehen se herdokur në Kosovë nëse kthehen këta, e kem problem se bëhet marrëveshja dhe është problem atëherë t’i akuzojmë.”, tha ai.

I mbijetuar i kësaj masakre ku u vranë mbi 350 persona, ka thënë se ai ka shkruar dy libra për këtë si dëshmi e krimeve serbe që të shërbejnë edhe në Gjykatën e Hagës.

“Një herë më kanë ardh këta të krimeve, ata m’i kanë lyp dëshmitë, por nuk ua jepi. Unë ua jepi me i fotokopju, por arkivin tim nuk ia jepi kërkujt sepse kam punuar 20 vite për të. I kam dy libra për të gjithë të vrarët në Masakrën e Mejës, i kom qit në libër me emër mbiemër, fotografi, vendbanim. E kam përkthyer shqip e anglisht, kjo është për Gjykatë të Hagës.”, përfundoi ai.

Masakra e Mejës ishte vrasja masive e 377 civilëve shqiptarë të Kosovës nga ushtria serbe dhe më 27 prill 1999 në fshatin Meja, afër qytetit të Gjakovës.

Për të dëgjuar më shumë nga rrëfimi dhe përjetimi i të mbijetuar të kësaj masakre ndiqeni më poshtë videon.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]