fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ia vodhi paratë babait të tij dhe e kërcënoi se do e vriste

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një burri nga Gjilani, i cili dyshohet se i kishte vjedhur paratë babait të tij dhe se kishte kërcënuar babain dhe vëllain se do t’i vriste.

Sipas Gjykatës, ai kishte vjedhur nga babai i tij njëherë 100 euro dhe njëherë tjetër 50 euro.

“Se me datë 18 janar, në Prizren, respektivisht në shtëpinë e tij, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete i ’a merr pasurinë e të dëmtuarit – prindit të tij, në atë mënyrë që duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm kur askush nuk ishte në shtëpi, hynë në dhomën e prindit të tij dhe i ’a merr paratë në shumë prej 100 euro, ndërsa edhe të nesërmen përsëri duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm i ’a merr paratë në shumë prej 50 euro, të cilat para del dhe i shpenzon në qytet”, thuhet në komunikatë.

Kur babai dhe vëllau kishin kuptuar për këto veprime të tij dhe e kishin pyetur se ku i ka shpenzuar paratë, ai i kishte kërcënuar me vrasje nëse e lajmërojnë Policinë.

“Kurse, me datë 19 janar, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, i pandehuri me qëllim të frikësimit, seriozisht i kanos personat tjerë, me fjalë se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe të dëmtuarve – babait dhe vëllait të tij, në atë mënyrë që pasi të dëmtuarit kuptojnë që i pandehuri i ka marrë paratë e prindit pa njohurinë e tij, kur kthehet në shtëpi e pyesin të pandehurin se ku i ka harxhuar ato para, por i njëjti revoltohet dhe tenton që ta sulmojë vëllain e tij, por aty ndërhynë prindi i tij dhe e ndalon, mirëpo i pandehuri vazhdon duke i kanosur të njëjtit me fjalët “nëse e thirrni policinë kur të dal prej policisë kam me ju vra, kam me ju zhduk”, me çka tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre”, thuhet tutje në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 19.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 19.02.2022, ndaj të pandehurit C.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vjedhja, nga neni 313 par. 1 dhe kanosja nga neni 181 par. 4 lidhur me par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Se me datë 18 janar, në Prizren, respektivisht në shtëpinë e tij, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete i ’a merr pasurinë e të dëmtuarit – prindit të tij, në atë mënyrë që duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm kur askush nuk ishte në shtëpi, hynë në dhomën e prindit të tij dhe i ’a merr paratë në shumë prej 100 euro, ndërsa edhe të nesërmen përsëri duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm i ’a merr paratë në shumë prej 50 euro, të cilat para del dhe i shpenzon në qytet.

Kurse, me datë 19 janar, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, i pandehuri me qëllim të frikësimit, seriozisht i kanos personat tjerë, me fjalë se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe të dëmtuarve – babait dhe vëllait të tij, në atë mënyrë që pasi të dëmtuarit kuptojnë që i pandehuri

i ka marrë paratë e prindit pa njohurinë e tij, kur kthehet në shtëpi e pyesin të pandehurin se ku i ka harxhuar ato para, por i njëjti revoltohet dhe tenton që ta sulmojë vëllain e tij, por aty ndërhynë prindi i tij dhe e ndalon, mirëpo i pandehuri vazhdon duke i kanosur të njëjtit me fjalët “nëse e thirrni policinë kur të dal prej policisë kam me ju vra, kam me ju zhduk”, me çka tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet penale janë në fazën fillestare dhe me lënien e të pandehurit në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të kësaj procedure penale, gjithashtu duke marrë për bazë mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, ekziston rreziku se me lënien e të pandehurit në liri apo që ndaj tij të mos caktohet paraburgimi, i njëjti mund të përsërisë veprën e njëjtë penale, mund ta përfundoj veprën e kanosur penale, por mund të kryej edhe ndonjë vepër penale të natyrës më të rëndë me pasoja më të mëdha për të dëmtuarit dhe për familjen.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, andaj edhe Gjykata vendosi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës në kohëzgjatje prej një (1) muaji


Etiketa: Prizren

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Policia rrethon Rektoratin e UP-së pas kërcënimit me bombë

1 orë më parë
Aktuale

Kërcënim me bombë në Rektoratin “Hasan Prishtina”

1 orë më parë
Aktuale

Djegia e Ambasadës Amerikane në Beograd pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës: Vazhdon gjykimi i 5 policëve serbë

2 orë më parë
Aktuale

Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Brojë

2 orë më parë
Aktuale

Gucati e Haradinaj para vendimit të Speciales: Me çka mund të përballen?

2 orë më parë
Aktuale

Vuan nga sëmundja e rëndë, nuk ka mundësi të kurohet! Rrëfimi tronditës i një nëne 25 vjeçe

3 orë më parë
Postimi tjetër

Këngëtari kosovar bën thirrje që të lejohet martesa e gjinisë së njëjtë në Kosovë

Noizy dhe Stresi bëhen bashkë në një tavolinë

Ermal Mamaqi paralajmëron hyrjen në Big Brother

TË FUNDIT

Kur ndjeni ethe në trup – Çfarë tregojnë për shëndetin

16 minuta më parë

Ethet na pushtojnë herë pas here në momente krejt të papritura. Ato mund të shfaqen edhe kur njeriu ka temperaturë...

Flet Albërija: Beatrix kaloi momente shumë të vështira, u bullizuam të gjithë

28 minuta më parë

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, këngëtarja e njohur shqiptare Albërije Hadërgjonaj ka treguar më shumë...

Prezantuesen shqiptare e lëshon karriga në transmetim live

45 minuta më parë

Hygerta Sako në një nga puntatat e fundit u përball me një incident të vogël në transmetim live. Prezantuesja e...

COVID-19 ju la këto pasoja fëmijëve të vegjël

59 minuta më parë

Një numër në rritje i të vegjëlve po luftojnë për të folur që nga karantinat e pandemisë COVID-19, kanë zbuluar...

Policia rrethon Rektoratin e UP-së pas kërcënimit me bombë

1 orë më parë

Me shirita të policisë është rrethuar objekti i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të martën pasdite. Siç kanë...

Leonardo DiCaprio shijon pushimet me partneren 23 vite më të re

1 orë më parë

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Camila Morrone u pushtuan nga pasioni gjatë fundjavës, teksa po shijuan një ditë...

MË TË LEXUARAT

Horoskopi javor nga Paolo Fox, lexoni me detaje ç’kanë parashikuar yjet për datat 16-22 maj

Kunata e kërcënon përmes telefonit nusen e vëllait në Kosovë, ajo shkon në strehimore

Gjinekologu që sulmoi profesoreshën e Mjekësisë, emër i njohur për Policinë – Kishte kryer abort te një 14-vjeçare

Bashkim Saiti në lidhje të re dashurie?

Elita Rudi shkëlqen në sfilatën e Valdrin Sahitit

Miranda Hashani shkëlqen me këtë buzëqeshje në fytyrë

Ish-burri i Jennifer Lopezit, Marc Anthony po martohet për herë të katërt me një “miss” 30 vite më të re në moshë

Dy vëllezërit futbollistë të famshëm humbin jetën në aksident

Çiljeta: Jetoj me tre burra

Arrestohen një femër nga Shqipëria dhe një mashkull nga Kosova për prostitucion

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint