fbpx

Ibrahim Tatlises dhuron ushqim për të prekurit nga tërmeti

nga Revista Kosovarja

Artisti me famë ndërkombëtare, Ibrahim Tatlises, ishte njëri nga personat e parë që iu ka dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti, saktësisht personave të lagjes së tij.

Ai bëri marrëveshje me një furrë buke që të shpërndaj nga 3 mijë bukë në ditë për 10 ditë rresht.

Banorët e lagjes u takuan me Tatlises dhe e falënderuan për këtë gjest human.

Kujtojmë që në tërmetin që goditi javën e kaluar Turqinë dhe Sirinë, kanë humbur jetën mbi 16 mijë persona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se numri i të vdekurve mund të arrijë deri në 20 mijë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]