fbpx

Ibrahim Tatlises shpërndan 3 mijë bukë për banorët e laxhës së tij

nga Revista Kosovarja

Njëri nga personat e parë që iu ka dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti në Turqi, duke filluar prej laxhes së tij, ishte edhe artisti Ibrahim Tatlises.

Tatlises bëri marrëveshje me një furrë buke që të shpërndaj nga 3 mijë bukë në ditë për 10 ditë rresht.

Banorët e lagjes u takuan me Tatlises dhe e falënderuan për këtë gjest human.

Kujtojmë që në tërmetin që goditi javën e kaluar Turqinë dhe Sirinë, kanë humbur jetën mbi 16 mijë persona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se numri i të vdekurve mund të arrijë deri në 20 mijë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]