fbpx

Icardi akuzon gruan për vjedhje: Transferoi 7 milionë euro nga llogaria ime

nga Revista Kosovarja

Mauro Icardi, sulmuesi i Galatasarayt, dhe Wanda Nara, modele dhe ish-menaxhere e tij, janë aktualisht në procedurat e divorcit.

Tani Icardi ka ngritur një akuzë të rëndë kundër gruas së tij, transmeton Indeksonline.

“Ajo transferoi 7 milionë euro nga llogaria ime në llogarinë e saj private”, tha ai, sipas Mundo Deportivo.

Ai tha se kishte ngritur një padi penale kundër Narës për vjedhje dhe pretendoi se kishte prova.

“Wanda nuk mendonte kurrë për vajzat e saj, vetëm për egon dhe xhelozinë e saj. Kur kontrollova telefonin e saj, gjeta edhe më shumë prova”, shkroi Icardi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]