fbpx

Ideologu i VV-së i çuditë patundshmëritë: Dy banesave ua vë çmimin veç 115 euro, një shtëpie 12 euro e gjysmë

nga Revista Kosovarja

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit ka çuditur me deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ndonëse nuk qëndron keq sa i përket posedimit të pasurive të paluajtshme, vlerat që Feraj ua ka vendosur janë fort të çuditshme.

Një banese në siperfaqe 66 metra katrorë, Feraj ia ka vënë vlerën veç 46 euro e 55 cent, ndërsa banesës tjetër në 83 metra katrorë, vlerën ia ka vënë 69 euro e 30 cent.

E çuditshme në këtë rast është se shtëpia e tij me 56 metra katrorë kushton veç 5,500 euro, ndërsa 1,500 euro më shumë i kushton oborri i shtëpisë (7000 euro).

Ai gjithashtu ka deklaruar një shtëpi tjetër në vlerë veç 12 euro e 50 cent, ndërsa një tjetër oborr e ka vlerësuar me 1,000 euro.

Feraj ka edhe një veturë të blerë nga kursimet në vlerë 9,000 euro.

Sa u përket të ardhurave, Feraj merr pagë vjetore prej 5400 euro nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ndërsa 24,000 është paga vjetore e bashkëshortes së tij.

/Paparaci.com/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]