Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

IKSHPK: Në Kosovë nuk ka virus të Nilit Perëndimor

nga Revista Kosovarja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë nuk ka virus të Nilit Perëndimor, virus i cili bartet përmes pickimit të mushkonjave.

Mbi artikull

Ky virus është shfaqur në disa vende të Ballkanit dhe Evropës por që në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara.

“Kujdes nga pickimi i mushkajave! Virusi i Nilit perëndimor, i cili tashmë është shfaqur në vendet e Balkanit, Mediteranit dhe në Europë, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes.Në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara, por duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, jemi duke vëzhguar situatën epidemiologjike në vendin tonë por edhe të shteteve fqinje”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]