fbpx

IKSHPK paralajmëron: Kujdes me ushqimin në ditët e nxehta

nga Revista Kosovarja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar të enjten një seri rekomandimesh për qytetarët, lidhur me ruajtjen e sigurisë së ushqimit gjatë ditëve me temperatura të larta.

Në njoftimin e publikuar, IKSHPK thekson rëndësinë e ruajtjes dhe përgatitjes së duhur të ushqimeve për të parandaluar rritjen e baktereve, shmangur helmimet ushqimore dhe ruajtur vlerat ushqyese të produkteve.

“Gjatë temperaturave të larta, kujdesi për ushqimin që konsumojmë nuk është vetëm zakon i mirë, por domosdoshmëri për shëndetin dhe mirëqenien tuaj,” thuhet në postimin e institutit.

IKSHPK rikujton se ruajtja e freskisë së ushqimit ndihmon në zgjatjen e afatit të përdorimit dhe mbrojtjen nga sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi i kontaminuar.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]