Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Itali, ku një çift shqiptarësh u gjetën të vdekur në banesë.
Sipas hetuesve çifti u vra me thikë nga autori që dyshohet të jetë ish bashkëshorti i Vera Myrtajt, 37 vjeç. Ajo njihej dhe me identitetin Mynevere Karabollaj.
Viktima e dytë është Merkuri Flonino, 23 vjeç, raportojnë mediat italiane, partneri i 37-vjeçares. Mësohet se gruaja kishte rreth 8 vite në Itali ku ishte shpërngulur nga Greqia.
Ajo kishte jetuar në Spinea që prej vitit 2015 dhe kishte nisur një lidhje të re me 23 vjeçarin prej disa kohësh, shkruajnë mediat italiane, pothuajse rreth 1 vit.
Pas krimit, mësohet se autori i ka dhënë fund jetës , pasi trupi i tij, është gjetur në Mira, në ambientet e një kompanie.
Alarmin e ngriti rreth orës 22 të mbrëmjes së të dielës, 20 nëntor vajza 15-vjeçare e Vera Myrtajt e cila kërkoi ndihmë nga fqinjët e saj pasi tentoi të kontaktonte në telefon me mamanë. Nga ana tjetër, fqinjët telefonuan policinë e cila gjeti trupat e pajetë në banesën e çiftit.