fbpx

Iku viti 2024 sa të mbyllësh sytë për një ëndërr…

nga Revista Kosovarja

…Iku edhe 2024 -shi dhe e nisëm 2025 -shin.

Përsëri do jemi, do përballemi në luftë me jetën: çfarë do jetë ajo- me të mirat, me këqijat , me dhembjet, me gëzimet, me sukseset , me dëshpërimet, zhgënjimet…

Përsëri në sakrifica për të dalë fitues –
Për një buzëqeshje ,për një lumturi,për ditë të mira.
Jeta nuk është e lehtë për asnjeri.
As për të pasurin as për të varfërinë.
Të gjithë e kanë kaluar nga një apo më shumë se një zhgënjim në këtë jetë.
Të gjithë në një mënyrë – vuajmë, derdhim lot, stresohemi, ankohemi, shqetësohemi…
Siç thonë ,askush nuk është perfekt dhe askush nuk jeton në perfeksion.
Në kohë të vështira jeta na mëson tri gjëra: Shokët e vërtetë janë më të afërt se sa ne i mbanim,familja na do më shumë se sa mendonim dhe ne bëhemi më të fortë se sa e imagjinonim…
Çdo ditë , në çdo rizgjim, kujtohu me fjalë të qarta brenda zemrës sate ,se ”Ti je njeriu më i rëndësishëm i jetës tënde!” ndaj…kujdesu për të!
Jeta është një udhëtim i vazhdueshëm që nga momenti i lindjes në atë të vdekjes.
Na ndryshon pamja ,
ndryshojnë njerëzit ,
na ndryshojnë edhe nevojat ,
na shtohen kërkesat…
Thoshte njëri : Jeta është si treni . Gjithmonë është në lëvizje …
jo stacion treni ,ai ecë,ecë,ecë…/ GANI DILI/


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]