fbpx

Ilir Shaqiri ‘tallet keq’ me Beatrixën, ja detajet…

nga Revista Kosovarja

Dje Maluma ka qenë në Tiranë.

Ylli latin, Maluma ka dhuruar spekakël në skenën e madhe të improvizuar në sheshin Nënë Tereza.

E siç e kemi parë në “look”-un e parë Maluma u vesh me një xhup jeshil dhe më pas vendosi edhe syze të bardha.

Epo këtë “look”, paktën nga ngjyrat” ja pamë Beatrix Ramosaj po ditën e sotme! Kjo e fundit ka postuar në Instagramin e saj, një kolazh fotosh, ku shihej ajo dhe Maluma, të dy me veshje jeshile dhe syze të bardha.

Në kuadrin e shakasë, Trixa ka shkruar: “E ka me mua!”, shprehje që Ilir Shaqiri përdori brenda shtëpisë së famshme dhe më pas u bë virale!

Mirëpo si e priti këtë postim Iliri?

Fituesi i BBVIP, duket se nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjest të Beatrix, ku edhe e ka shprehur këtë gjë. Një media shqiptare në Instagram ka publikuar postimin e Trixës dhe pyet Ilirin se çfarë thotë për këtë veprim.

“Ja ta përkthej pak”, shkruan Iliri, teksa shprehet me ironi, treguar nga emoji me syrin e mbyllur që i bashkangjit fjalisë.

Hmm, po Trixa si do e presë këtë koment nga Iliri?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]