fbpx

Imer Mushkolaj : A po jeton Albin Kurti n’Kosovë?

nga Revista Kosovarja

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar rritjen e çmimeve të produkteve bazike për jetë.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të marr masa sepse nga kjo rritje e frikshme e çmimeve po e pësojnë qytetarët.

Statusi i Mushkolajt:

A po jeton Albin Kurti n’Kosovë? A po e sheh sa është shtrenjtuar jeta e qytetarit? OK, e kuptojmë logjikën e tregut të lirë. Por në kohën kur çmimet e produkteve bazike për jetesë kanë “fluturuar”, qeveria nuk duhet dhe nuk mundet të rrijë indiferente. Rritja e frikshme e çmimeve po godet një pjesë të madhe të qytetarëve, andaj urdhno Albin, merr masa, menaxhoje krizën!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]