89
12-të shkruti, i këtij viti ishte një nga ditët më të vështira për analistin Imer Mushkolaj, në këtë ditë vdiq nëna e tij.
Ai në rrjetet sociale, vazhdimisht po ndanë mallin dhe mërzin që ka për të ëmën.
Mushkolaj, së fundmi shpërndau një poezi shumë emocionuese dedikuar nënës, shkruan “Kosovarja”
Ai shkruan: “Kur vdiq nana
U bana fëmijë sërish
Dhe lypa me i hi n’gji
Dhimbja gufoi
Si dashnia e saj
E pamasë
Bota u shemb
E jeta hupi kuptimin
Nana kur vdiq”
Analisti duket se po e përjeton vështirë mungesën e nënës në jetën e tij.