136
Ngjarjet në shtëpinë e Big Brother VIP vazhdojnë të zgjojnë vëmendjen e publikut në media.
Së fundmi, një nga ngjarjet më të komentuara është kthyer lëndimi i prezantueses Einxhel Shkira.
Ajo u rrëzua kur tentoi të bëjë një akrobaci me një orendi në formë rrethore, gjersa rrëshqiti dhe ndrydhi krahun.
Shkira tentoi ta kalonte dhimbjen në shtëpi duke u shtrirë në shtratin e saj, por dhimbjet ishin të padurueshme dhe ajo u transportua në spital nën përcjelljen e kamerave.