fbpx

Incident në Kishën Ortodokse në Rahovec: Persona të maskuar grabisin flamujt serb, Policia nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Një incident me prapavijë të mundshme etnike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në oborrin e Kishës Ortodokse “Sv. Bogorodica” në Rahovec, ku një person i panjohur dhe i maskuar ka depërtuar në ambientet e kishës dhe ka grabitur dy flamuj serb, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar në Polici nga prifti i Kishës.

Patrullat policore dhe hetuesit rajonalë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur prova për të identifikuar autorin e sulmit.

Për këtë incident është njoftuar edhe Prokurori, me vendim të të cilit rasti është cilësuar si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Policia ka nisur një hetim intensiv për të zbardhur detajet e ngjarjes dhe për të gjetur autorët e përfshirë në këtë incident.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e mëtejshme të këtij rasti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]