Incidenti gjatë konferencës së Thaçit, shoqërohet në polici aktivisti i VV
Veron Hasani, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, pas incidentit gjatë konferencë që po mbante presidenti Hashim Thaçi, është shoqëruar nga policia në Stacionin policor në Prishtinë.
Derisa qytetarët kanë vazhduar thirrjet “Hajnat ne burg”, duke kundërshtuar “arrestimin”, Hasani është parë i gjakosur dhe me disa të ënjtura në fytyrë.
Pasditen e sotme derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi po mbante konferencë për medie një grup u qytetarëve kanë vazhduar thirrjet, duke e quajtur të parin e shtetit si “Hajn”.
Aty reaguan pjesëtarët e mbrojtjes së tij duke shkaktuar një përleshje mes tyre në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Veron Hasani, i cili është aktivist i LVV-së, po thuhet se është goditur nga katër persona, të cilët kishin ardhur nga oborri i Kuvendit gjatë kohës sa ishte duke mbajtur konferencë presidenti Thaçi.
Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se është ushtruar dhunë ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pacolli: Njerëzit e Thaçit rrahën keq aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosjes
“Disa persona të shërbimit të presidentit e kanë dëgjuar dhe kanë ardhur kanë ushtruar dhunë ndaj tij. E kanë kapur pa i kallëzuar arsyen pse është arrestuar dhe kanë filluar ta godasin grushte. Veroni momentalisht është tepër i sulmuar nga njerëzit e panjohur të shërbimit të presidentit. Kjo është dhunë ndaj qytetarëve të Kosovës për shkak se nuk guxojnë me shpreh mendimin për një president, i cili sillet si mbret në institucionet e Kosovës. Kjo është turp”, tha ai.
Një qytetar tjetër tha se është i gatshëm edhe për të dëshmuar për këtë që ka parë sot te sheshi “Ibrahim Rugova”.
Në kokë njëri këtu prej rojës a mbrojtjes çfarë është, ia njoh fytyrën shumë mirë. I ka ra grusht sa ka mundur. Kjo është e vërtetë. Kur ka qejf e dëshmoj”, shtoi ai.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se votimi i qeverisë së re është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë.
I pari i shtetit në një konferencë për medie shprehu fjalë të mira për kryeministrin e sapozgjedhur Avdullah Hoti për ekspozenë e tij në kuvendin e Kosovës.
“Përshëndes gatishmërinë për angazhimin e dialogut me Serbinë dhe zotimin për marrëdhëniet e mira me ShBA-të”, tha ai.
Krahas kësaj tha se qeveria duhet të vazhdojë reformat në ekonomi dhe sundim të ligjit.
Ish-kryeministrit Kurti i kërkoi një pranim dorëzim sa më të lehtë tek kryeministri Hoti. Ai tha se barikadimi nuk i bënë nder askujt.
Incident gjatë konferencës së presidentit Thaçi
Derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi po mbante konferencë për medie një grup qytetarësh ka vazhduar brohoritjet, duke e quajtur të parin e shtetit si “hajn”.
Aty reaguan pjesëtarët e mbrojtjes së tij duke shkaktuar një përleshje mes tyre në sheshin ‘Ibrahim Rugova’.