Forcat indiane shënjestruan selinë e grupeve ushtarake islamike në sulmet me raketa në Pakistan, tha një burim indian i mbrojtjes për Reuters.
Agjencia indiane e lajmeve PTI tha se shënjestrat përfshinin selinë e JeM në Bahawalpur (JeM – grupi militant Jaish-e-Mohammed me bazë në Pakistan) dhe selinë e LeT në Muridke (LeT – grupi militant Lashkar-e-Taiba me bazë në Pakistan).
Një grup që besohet të jetë degë e Let, Rezistenca e Kashmirit, e njohur edhe si Fronti i Rezistencës, ka marrë përgjegjësinë për sulmet e 22 prillit në Kashmir, ku u vranë 26 burra në atë që cilësohet si dhuna më e keqe e tillë e synuar ndaj civilëve në Indi në gati dy dekada.
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Pakistanit, Ahmed Sharif Chaudhry, doli me një deklaratë duke thënë se 8 pakistanezë u vranë, 25 u plagosën dhe dy mbeten të zhdukur pasi India sulmoi nëntë vende në Pakistan dhe Kashmirin pakistanez.