Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Infektologu Krasniqi tregon se çfarë masa do të ketë për Vitin e Ri

nga Revista Kosovarja

Infektologu Valbon Krasniqi ka folur rreth planeve kundër përhapjes së Covid-19 gjatë festave të fundvitit.

Mbi artikull

Ai thotë se gjithçka varet nga situata epidemiologjike.

“Ne jemi duke e përcjell me vëmendje të madhe situatën me Covid-19 dhe jo vetëm numrin e rasteve të reja të infektuara. Jemi duke i përcjell edhe kapacitetet tona spitalore. Jemi duke e përcjell edhe mënyrën e respektimit të këtyre masave nga ana e qytetarëve, nga ana e institucioneve, nga ana e bizneseve dhe të gjitha segmentet e jetës”, thotë Krasniqi.

“Në takimet tona të rregullta konsultative që i kemi, ne i analizojmë të gjithë këta indikatorë dhe mbi bazën e tyre pastaj propozohet qeverisë marrja e masave të caktuara”, shtoi ai në RTV Dukagjini.

Moneytizer Paragrafi 4

“Edhe këtë javë nuk ka ndryshim të masave, pra vazhdohet me masat që kanë qenë në fuqi. Duket se kanë dhënë rezultat. Nga dje kemi disa komuna që nga ngjyra e kuqe kanë kaluar në ngjyrën e verdhë dhe kjo është një shenj e mirë, një tregues i mirë që mund të vazhdohet me masa të tilla”, tha Krasniqi.

“Ne si Kosovë tani për tani jemi ndër vendet më liberale sa i përket këtyre masave. Kemi një jetë më normale se shtetet e tjera”, thotë ai.

“Nëse respektojmë masat dhe të mos tejkalojmë kapacitetet spitalore atëherë mund të jemi më të lirë në kuptim të analizimit të situatës të cilën e kemi. Në radhë të parë ne duhet të kemi shëndetin e popullatës”, theksoi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]