fbpx

Infermieri që ndihmoi 14 mijë pacientë të përmbushin “dëshirat e tyre të fundit”

nga Revista Kosovarja

Një shofer ambulance në Holandë i ka ndihmuar 14 mijë njerëz t’i plotësojnë “dëshirat e tyre të fundit”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, infermierit në pension, Kees Veldboer 60 vjeçar, i erdhi ideja kur transferoi një pacient të sëmurë në një spital tjetër, ndërkaq përkundër kohës së lirë e pyeti atë se ku donte të shkonte.

Kështu ai dëshironte të shihte portin e Roterdamit për herë të fundit, dhe Veldboer caktoi një person që t’ia plotësonte këtë dëshirë.

Një vit më vonë 60 vjeçari themeloi fondacionin “Stenshting Ambulanca Wens” dhe që atëherë i ka transportuar pacientët në dasma, muze, galeri, shfaqje, ndeshje futbolli etj. /Telegrafi/

Çifti i moshuar që shprehu dëshirën të shoh borën për herë të fundit.


Një burrë që takoi një fokë.

Një grua që u dërgua në një shtallë për të parë një kalë.

Një burrë që u dërgua për të parë makina klasike në një shfaqje në Rosmalen.

Një burrë që u dërgua në muze, pasi ishte i apasionuar pas artit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]