fbpx

Influencuesi i njohur amerikan gatuan byrek shqiptar

nga Revista Kosovarja

Influencuesi i njohur në rrjetet sociale, Joe Vadakkedam, ka realizuar së fundmi një video shumë të veçantë dhe origjinale që ka marrë vëmendje të madhe në TikTok dhe Instagram, duke promovuar kulturën dhe kuzhinën shqiptare në një mënyrë kreative.

Në videon e xhiruar në New York, Joe ndodhet në ballkonin e tij kur shikon rastësisht në rrugë reperin shqiptar me famë ndërkombëtare, G4shi. Me plot entuziazëm, ai e thërret nga ballkoni dhe e pyet: “A je i uritur? Do me hëngër diçka shqiptare?”.

Përgjigjja nuk vonon dhe Joe menjëherë i përvishet punës në kuzhinë. Ai vendos të gatuajë një nga specialitetet tradicionale shqiptare – byrekun me spinaq, një pjatë që e përshkruan si “plot shije dhe pa diskutim shumë e shijshme”.

Gjatë gjithë videos, Joe dokumenton procesin e përgatitjes së byrekut me përpikëri, duke ndarë me ndjekësit çdo hap dhe duke shpalosur dashurinë për gatimin dhe kulturën shqiptare. Ai përdor edhe këngën “Rings” të G4shit dhe G-Eazy si kolonë zanore të videos – një mënyrë për të nderuar artistin për të cilin po gatuan.

Pasi përfundon gatimin, Joe zbret poshtë për t’ia ofruar personalisht G4shit, i cili e pret me buzëqeshje dhe vlerësim të madh. Përveç reperit, edhe kalimtarët e rastësishëm provojnë byrekun dhe reagimet janë tejet pozitive – të gjithë e vlerësojnë shijen autentike dhe përkushtimin e Joe-s.

Në përshkrimin e videos në TikTok, ai shkruan: “Byrek me spinaq për Gashi. Një pjatë tradicionale shqiptare, e njohur ndryshe si ‘Spinach Pie’. Plot shije dhe jashtëzakonisht e shijshme! Muzika në sfond: Rings nga Gashi ft. G-Eazy – një hit i vërtetë. Nëse do të mund t’ju gatuaja vetëm një vakt, cili do të ishte ai? Kronikat nga ballkoni, pjesa 113”.

@thejoemustgoon

Byrek me Spinaq for @Gashi 🇦🇱🥧 A traditional dish home to Albania translated to Spinach Pie. Savory as it gets and flat out delicious!  Background Song: Rings by Gashi ft. G-Eazy… absolute banger 🔥💍 Asking people if I could cook them one meal, what would it be?!  🤔 Fire Escape Chronicles Pt. 113🧯 #byrek #me #spinaq #recipe #gashi #spinach #pita #pie #albanian #albania 

♬ Rings – GASHI & G-Eazy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]