fbpx

Inspekcioni i Prishtinës largon terrasat ilegale në trotuarin përgjatë rrugës “Luan Haradinaj”

nga Revista Kosovarja

Drejtoria e Inspekcionittë Prishtinës në krye me Florian Dushin, kanë dhënë urdhër për largimin e terrasave që ishin vendosur nga bizneset në trotuarin përgjatë rrugës “Luan Haradinaj”.

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka njoftuar se ka larguar terrasat/konstruksionet që ishin vendosur nga bizneset në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj.

Sipas njoftimit, lirimi i këtyre hapësirave është bërë në koordinim dhe mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve.

“Drejtoria e Inspeksionit ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike të cilat po shfrytëzoheshin nga biznese të ndryshme në kryeqytet. Këto ditë, në koordinim dhe me mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve, janë larguar terrasat/konstruksionet të cilat ishin vendosur në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj (përballë Stacionit të policisë). Gradualisht por me shumë përkushtim, Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen hapësirat qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]