fbpx

Inspekcioni me aksion për lirimin e hapësirave në afërsi të Tregut të Veturave

nga Revista Kosovarja

Në orët e hershme të mëngjesit të së dieles Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë, ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave në afërsi të Tregut të Veturave në Zonën Industriale në Prishtinë.

Ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Në njoftimin e Inspekcionit, thuhet se kjo pjesë përveç që është e papastër, rrezikon edhe shëndetin e qytetarëve nga therja apo prerja e shpezëve, në kushte totalisht të papërshtatshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]