fbpx

Inspektorati i Prishtinës mbrëmë në aksion për kontroll të zhurmës dhe respektim të orarit

nga Revista Kosovarja

Inspektorati i Prishtinës në krye me Florian Dushin, ka zhvilluar sonte aksione edhe për kontrollin e zhurmës dhe respektimit të lokaleve të gastronomisë në kryeqytet.

Inspektorati bën me dije se u verifikua që lokalet po respektojnë nivelin e decibelëve të përcaktuar si dhe orarin e punës.

“Sonte sërish në terren në një aksion të zgjeruar në kontroll të zhurmës dhe respektimit të orarit të punës në shumicën e lokaleve të gastronomisë në Kryeqytet. Konstatuam gjatë kontrolleve në terren por e verifikuam edhe përmes sistemit se lokalet janë duke e respektuar nivelin e decibelëve të përcaktuar por edhe orarin e punës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet me dije se nuk ka pasur ankesa nga qytetarët për zhurmë.

“Gjithashtu morëm konfirmim edhe nga Qendra e thirrjeve se gjatë natës nuk ka pasur asnjë ankesë të vetme nga qytetarët e Kryeqytetit sa i përket zhurmës”.

Inspektorati bën thirrje se edhe në vazhdimësi do të ketë aksione të tilla.

“Aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi”.

https://www.facebook.com/Drejtoriaeinspekcionit/posts/403379688965608?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]