fbpx

Inspektorati i Prishtinës në aksion, gjobitë dhe konfiskon targat e kompanive që ndalen për të marrë dhe zbritur udhëtarë

nga Revista Kosovarja

Komuna e Prishtinës ka njoftuar mbi një aksion të sotëm të inspektoratit.

Sipas komunës, janë gjobitur disa shoferë dhe janë konfiskuar targat e atyre që janë ndalur vend e pavend për të marrë dhe zbritur udhëtarë.

“Aksione të tilla do të vazhdojnë deri në vetëdijesimin e plotë të kompanive dhe ngasësve të mjeteve të transportit!” thuhet mes të tjerash në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjoba dhe konfiskim targash nga Inspektorati për të gjithë ata që ndalen vend e pavend për të marrë e zbritur udhëtarët, duke rrezikuar kështu në radhë të parë vet udhëtarët por edhe duke ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet.

Aksione të tilla do të vazhdojnë deri në vetëdijesimin e plotë të kompanive dhe ngasësve të mjeteve të transportit!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]