fbpx

Inteligjenca amerikane e konfirmon: Putin me kancer, i shpëtoi atentatit në mars

nga Revista Kosovarja

Vladimir Putin është i sëmurë me kancer dhe i është nënshtruar një trajtimi në prill. Pas njoftimit nga kreu i inteligjencës ukrainase, konfirmimi vjen tashmë edhe nga inteligjenca amerikane.

Lajmi është raportuar nga Newsweek, duke cituar inteligjencën amerikane, sipas së cilës presidenti rus i kishte shpëtuar një atentati në mars. Inteligjenca amerikane është e shqetësuar për një Putin gjithnjë e më “paranojak” që e bën luftën në Ukrainë të paparashikueshme.

Në raportimin e vlerësimeve të tyre për Newsweek, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se izolimi në rritje i Putinit e bën më të vështirë për inteligjencën që të japë një vlerësim të saktë të shëndetit fizik dhe mendor të kreut të Kremlinit./A2CNN

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]