fbpx

INTERPOL shpall urdhër arrest për të dyshuarit e sulmit në Banjskë

nga Revista Kosovarja

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se të dyshuarit që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, janë shpallur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të INTERPOL-it, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se Serbia është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë” ka thënë mes të tjerash Sveçla.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Mirëpres njoftimin zyrtar nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë.

Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste./gazetametro.net

 

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=871673244968953&id=100063788556625&ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]