Ditën e martë do të ketë intervale më të gjata me diell, derisa orëve të pasdites me zhvillime të vranësirave përreth viseve malore, paraqiten kushte edhe për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
Temperaturat minimale 9C e 11C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 23C e 25C.
Më shumë intervale me diell do të ketë edhe ditën e mërkurë, me mundësi për rrebeshe shiu orëve të pasdites. Vranësira më të shumta paraqiten ditën e enjtë dhe të premte, e orëve të pasdites, si gjithnjë, me zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima.
Temperaturat maksimale në rritje deri në 24C e 26C ditën e mërkurë, më pas me tendencë të rënies, njofton Prishtina Weather.