fbpx

iOS 16.4 vjen me emoji të rinj

nga Revista Kosovarja

Përdoruesit e iPhone do të kenë mundësi që të përditësojnë sistemin operativ të celularëve të tyre dhe siç është bërë traditë, përditësimi vjen, ndër të tjera, me emoji të rinj.

Prej javësh, Apple ka modifikuar sistemin e ri dhe gjatë fazës së testimit, njoftoi se ka përmirësuar aplikacionin Podcasts.

Përsa u përket emoji-ve, përfshijnë: xhenxhefilin, maraca, zemra me ngjyra të reja, bizele në bishtajë, një livando, kandil deti, korb, një krah engjëlli, krëhër etj. I preferuari ynë?

Emoji “talk to the hand”, ose e thënë shqip “mirë, mjaft!”. Tani mund ta shprehni hapur mospërfilljen tuaj apo komentet pasivo-agresive.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]