26
Pas sulmeve nga Izraeli ka ardhur edhe reagimi nga Irani.
Teherani ka lëshuar rreth 100 raketa balistike drejt Izraelit, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Shpërthime janë raportuar në Tel Aviv dhe Jerusalem.
Më herët Izraeli kishte goditur impiantin bërthamor në Isfahan.
Izraeli i ka bërë thirrje banorëve në të gjithë vendin që të qëndrojnë në hapësira të mbrojtura dhe të minimizojnë lëvizjen në zonat e hapura.