70
Këngëtarët shqiptarë, Irkenc Hyka dhe Pandora, kanë publikuar sot (e shtënë) një projekt të ri muzikor.
“Nisja vajit” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga Endrit Mumajesi (Muma), kurse për muzikën është përkujdesur Hyka.
Producimi u bë në studion e Unix me miksim dhe masterizim nga JoJo.
Artistët kanë bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, gjersa të dy shquhen për baladat që realizojnë.