fbpx

Ironizon Zafir Berisha: Të mos i jepet burgu me qira Danimarkës, numri i hajnave në Kosovë po rritet

nga Revista Kosovarja

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka ironizuar me zhvillimet e fundit në vend sa i përket disa aferave.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulohet marrëveshja me Danimarkën për dhënien në shfrytëzim për disa vite të burgut të Gjilanit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se numri i hajnave në Kosovë po rritet me shpejtësinë e dritës.

Sipas tij, kjo i bën të nevojshme hapësirat e reja të burgjeve në vend.

“Marrëveshja me Danimarkën për me i shfrytëzuar me qira burgjet e Kosovës (Gjilanit) duhet të ndërpritet urgjentisht. Rritja e numrit të hajnave, narkodilerëve dhe sekserëve në Kosovë me shpejtësin e dritës, e bën gjendjen alarmante për hapësira nëpër burgje. Paralel me 12 katëshin në Dubravë duhet të planifikohet edhe një 12 katësh në Shtime për trushpërlar”, ka shkruar Berisha.

https://www.facebook.com/zafir.berisha/posts/7404897936206987?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]