fbpx

Ish-ambasadori britanik në Rusi: Putin do të përpiqet të nxisë konflikte në Ballkan

nga Revista Kosovarja

Presidenti rus Vladimir Putin do të “rrisë trazirat” në Perëndim nëse vazhdon të futet më thellë në telashe në Ukrainë, ka thënë ish-ambasadori britanik në Rusi, Sir Roderic Lyne.“Unë mendoj se ata do të përpiqen të nxisin më shumë konflikt në Ballkan. Unë mendoj se ne mund të shohim edhe më shumë aktivitet rus në lindje dhe në Afrikën e Veriut,” tha Lyne për Sky News.

Ai shtoi se ai mendonte se udhëheqësi rus do të ofronte “në një moment” një lloj armëpushimi në këmbim të njohjes së aneksimit të katër provincave perëndimore të Ukrainës.

“Unë mendoj se ai do të përdorë një sërë taktikash pasi situata në terren në Ukrainë bëhet gjithnjë e më e vështirë për trupat e tij,” vazhdoi ai.
“Intensiteti i luftës do të ulet sepse të dyja palët janë goxha të rraskapitura.

Dhe unë mendoj se ne po shkojmë në një lloj ngërçi me përleshje të herëpashershme përgjatë vijës së kontrollit.Ai thotë se beson se Putini është “plotësisht i fiksuar” me Ukrainën dhe beson se ai do të fitojë. “Në të vërtetë nuk ka fund në horizont. Nuk ka të bëjë vetëm me gjashtë muajt e fundit.
Kjo luftë ka vazhduar për tetë vjet e gjysmë. Dhe Putini është plotësisht i fiksuar pas Ukrainës,” tha ai.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]