fbpx

Ish-banorja e BBV panon publikisht se është në një lidhje

nga Revista Kosovarja

Duke lënë çdo gjë pas, Mikela më në fund ka pranuar publikisht se është duke shijuar një lidhje të re.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Mikela i është përgjigjur pyetjeve që fansat kishin për të.

Një ndër pyetjet që ajo ka përzgjedhur për t’ju përgjigjur është nëse ka një lidhje momentalisht dhe shumë shkurt dhe qartë, Mikela ka thënë: “Po”.

Kujtojmë që Mikela ishte së bashku me Efin në shtëpinë e Big Brother si një konkurrent i vetëm dhe më pas produksioni vendosi t’i ndajë në dy konkurrente të ndryshme, ku Mikela u skualifikua ndërsa Efi arriti deri në finale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]