fbpx

Ish-çifti thumbohen keq në rrjete sociale! Si filloi sherri i Bora Zemanit me Donald Veshajn?!

nga Revista Kosovarja

Janë ndarë prej kohësh por vazhdojnë të jenë të përfolur si çift.

Bëhet fjalë për Bora Zemanin dhe Donald Veshaj, ish-çifti simpatik që bënë bujë fillimisht me lidhjen e pastaj dhe ndarjen e papritur.

Fillimisht u tha se ndarja e tyre erdhi për shkak të një sherri që kishte ndodhur në shtëpi ku Donaldi kishte marr valixhen dhe ishte larguar. Por nuk ka mjaftuar me kaq!

Fillimisht ata kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në Instagram.

Ata po vazhdojnë të qëndrojnë në qendër të vëmendjes përshkak një “lufte” të nisur në rrjetet sociale.

Fillimisht Donaldi në një intervistë me Romeon ka nënkuptuar se Bora ishte si të dashurat tjera dhe kaq mjaftoi që Bora të reagonte përmes një thënjë: “Heshtja është më e mirë se gjepurat”.

Por nuk mbaroi me kaq, në një tjetër fotografi Bora ka hedhur sërish kunja drejt Donaldit përmes thënjeve.

“Ajo nuk po kërkonte një kalorës, ajo po kërkonte një shpatë”, shkruajti Bora dhe arriti të marrë vëmendjen duke bërë Donaldin të reagojë me një shkrim që nga shumë kush u mor si tallje.

“Kërkohet një vend pune për një person që gjen quotesa anglisht. Të interesuarit në dm ose ws”, shkruajti aktori i humorit.

A do të vazhdojë “telenovela” nuk dihet por situata duket qartë se është nxehur!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]