Përfaqësuesi i komunitetit egjiptian, ish-deputeti Veton Berisha po pretendon se në një libër shkollor në Kosovë ka përmbajtje ofenduese e raciste.
Sipas tij, shteti i Kosovës në bashkëpunim me heshtjen e përfaqësuesve të komuniteteve po i mëson të gjithë fëmijët në Kosovë se si duhet trajtuar komunitetet në Kosovë, duke përdorur terme fyese.
Reagimi lidhet rreth librit “Shoqëria dhe mjedisi” e klasës 4 e botuar nga shtëpia botuese ‘Albas’. Kjo shtëpi sipas tij, u referohet tri komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, rom, ashkali dhe egjiptian, si komunitet RAE.
Ai theksoi se dihet shumë qartë se komuniteti egjiptian është komunitet i veçantë i cili jeton tradicionalisht në Kosovë.
“Ka identitet të tij dhe është kategori kushtetuese dhe ligjore në Kosovë”.
Prandaj, Berisha ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që deri në korrigjimin e tij, ta largojë atë libër nga përdorimi prej të gjitha shkollave.
https://www.facebook.com/veton.berisha.58910/posts/10161907314351282?ref=embed_post