fbpx

Ish i dashuri e rrëmben një 16-vjeçare në vendin e saj të punës në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një vajzë 16-vjeçare me inicialet E.I, dyshohet se është rrëmbyer nga ish i dashuri i saj 21 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e së shtunës në rrugën ‘Norbert Jokl’ në Prishtinë.

Burimet të Gazetës Online ‘Reporteri’ bëjnë të ditur se dyshohet se e mitura është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj, A.V, në lokalin ku ajo punonte.

Një deshmitare e rastit, ka thënë se ata janë larguar nga aty me një veturë të tipit Mercedes.

Lidhur me rastin po merren njësia e hetimeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]