Lajmi se Romeo Veshaj mori rrugën për Barcelonë bashkë me Aleksia Peleshin pushtoi median rozë ditën e djeshme.
Kjo erdhi bazuar në postimet e dyshes nga i njëjti vend, të cilët prej kohësh përfliten për një lidhje dashurie, por që nuk e kanë pranuar asnjëherë.
Ndjekësit pas atyre pamjeve ishin të bindur se çifti janë bashkë, por një tjetër video hodhi poshtë të gjitha aludimet dhe bëri lëmsh rrjetin.
Romeou kap duke u puthur me një bjonde të panjohur deri më tani, rrugëve të Barcelonës!
Se çfarë po ndodh dhe a është rastësi se dyshja e përfolur për lidhje janë në të njëjtin vend në të njëjtën kohë mbetet të shihet.