fbpx

Ish i dashuri i Luana Vjollcës me video skandaloze, mëson nipin e tij të përdorë armë e të bëj veprime të pahijshme

nga Revista Kosovarja

Kohët e fundit u përfol se çifti i njohur i showbizit, Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë ndarë. Pavarësisht se çifti asnjëherë nuk kanë deklaruar se janë në lidhje, kanë qarkulluar fotografi të tyre krah njëri-tjetrit.

Ditën e djeshme janë shpërndarë disa video nga llogaria e tij në Instagram të cilin e ka bërë publik ku dëgjohet zëri i Luanës ku pjesë e tyre janë edhe nipat e Krenarit.

Por në mesin e shumë video inçizimeve shihen edhe nga to me përmbajtje të rëndë ku Çoçaj mëson nipin e tij i cili është ende fëmijë, ta përdorë armën.

Në lidhje me këto video Insajderi ka kontaktuar Krenarin por ky i fundit nuk është përgjigjur.

Përveç përdorimit të armës, ai ndjehet krenar që nipi i tij për herë të parë ka vizatur një thikë, duke thënë se ai është duke u bërë gati të përballet me botën e vërtetë.

Jo vetëm kjo, ai në videot e tij ka një fjalor vulgar të cilin po ia mëson edhe nipërve të tij. Madje në një nga videot i thotë nipit të mitur ‘burgagji’. Në ato video dëgjohet edhe zëri i Luanës duke tentuar ta ndalojë Krenarin së foluri në të tillë mënyrë por edhe duke qeshur.

Shqetësuese është fakti që nipi i tij këto mësime nga Krenari po i reflekton edhe në shkollë. Ai është mësuar të kërcënoj edhe mësimdhënësit. Nuk e dijmë nëse për publikimin e këtyre pamjeve ai ka marrur leje nga prindërit e fëmijëve.

Insajderi ka dërguar disa pyetje në llogarinë e tij në Instagram por ky i fundit ka injoruar mesazhet, por ka fshirë videot nga Instagrami.

Për më shumë, ndiqni videon:

https://www.youtube.com/watch?v=V534aRmy9F8&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]